LAJMI I FUNDIT:

Hapet aplikimi për subvencione në gastronomi – deri në 500 euro për punëtorë e 2500 euro për qira

Hapet aplikimi për subvencione në gastronomi – deri në 500 euro për punëtorë e 2500 euro për qira

Më 21 prill Qeveria kishte marrë vendim për të subvencionuar pagat dhe qiratë e sektorëve më të dëmtuar si pasojë e kufizimeve të vendosura gjatë këtij viti.

Ndër sektorët përfitues të këtyre mjeteve është gastronomia.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se tashmë është hapur aplikimi për të përgatitur kërkesën për subvencionin e pagës së punëtorëve dhe të qirasë.


Shoqata ka treguar edhe detajet se si mund të bëhet aplikimi.

ATK tregon si duhet të aplikojnë bizneset për të përfituar subvencionimin e pagës dhe qirasë
Lexo po ashtu ATK tregon si duhet të aplikojnë bizneset për të përfituar subvencionimin e pagës dhe qirasë

“Nga sot është hapur aplikimi për të përgatitur Kërkesën rreth subvencionimit të sektorit dhe nën-sektorit të gastronomisë, në bazë të vendimit Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021. Përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, që të dyja deri në 50% të lartësisë së çmimit, dhe jo më shumë se 500€ për punëtorët, dhe/ose 2500€ për qiradhënësit.

1.Udhëzuesin për Aplikimin lidhur me subvencionimin e pagave dhe qirasë, në sistemin EDI të ATK-së. – https://bit.ly/32Szcc3

2.Vendimin Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021 i cili lidhet me kategoritë përfituese lidhur me subvencionimin në fjalë, dhe kriteret e subvencionimit që kanë të bëjnë me këtë Masë. – https://kryeministri-ks.net/…/Vendimet-e-Mbledhjes-se-8…

Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave”, thuhet në njoftimin e gastronomëve./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori