LAJMI I FUNDIT:

Hapen qendrat më të mëdha të votimit në Podujevë dhe Prizren 

Hapen qendrat më të mëdha të votimit në Podujevë dhe Prizren 
Foto: Ilustrim

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat më të mëdha të votimit në Podujevë e Prizren.

Në orën 7:00 është hapur qendra kryesore e votimit në Podujevë numër 1824 në shkollën “Isa Boletini”.

Kryesuesi i kësaj qendre të votimit, Fatmir Berisha, ka thënë për KosovaPress se qendra është hapur me kohë, pra në orën 7:00 dhe se materialet dhe të gjitha procedurat e tjera janë kryer në kohën dhe mënyrën e duhur.


Ai po ashtu ka bërë të ditur se në këtë qendër të votimit të drejtën e tyre për të votuar do ta shfrytëzojnë 853 votues.

Në ora 07:00, është hapur edhe qendra më e madhe e votimit në Komunë e Prizrenit, që është shkolla e mesme teknike “11 Marsi”.

Në Prizren janë 71 qendra votimit ku të drejtë vote kanë 173 mijë e 359 qytetarë.

Tashmë qytetarët kanë nisur që të hedhin votat e tyre për të zgjedhur të parin e komunave të tyre.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.