Rritni shëndetin e mirë të zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve me këto hapa të thjeshtë.
Ju jeni ajo çfarë ju hani. Ju jeni po ashtu gjithçka çka ju bëni, dhe çfarë nuk bëni. Për të parandaluar përkeqësimet e të gjitha llojeve, nga ftohjet dhe gripi deri tek rastet serioze si infeksioni me HIV, sulmi në tru, sulmi në zemër dhe diabeti, duhet të përkujdeseni shëndetit.
Shumë barnatore ose qendra mjekësore ofrojnë shumicën e testeve themelore: shtypjen e gjakut, sheqerin në gjak dhe kolesterolin. Kjo është një mënyrë e mirë për të filluar, por është vetëm fillimi, transmeton Telegrafi.
Lista e gjërave për të parandaluar sëmundjet:
Lëreni duhanin. Duhani është shkaktari kryesor në kancerin e mushkërive dhe ndër kryesorët të vdekjeve nga kanceri. Nëse nuk mund ta leni vetë, bisedoni me mjekun tuaj. Barnat e reja mund të ndihmojnë lehtë të largoheni nga duhanin. Kjo është gjëja më e mirë që mund ta bëni për shëndetin tuaj.
Kontrolloni shtypjen e gjakut. Është e thjeshtë, e lirë dhe e shpejtë. Është mënyra më e mirë për të mbrojtur zemrën tuaj, arteriet, trurin dhe veshkat.
Kontrolloni kolesterolin. Çdokush mbi moshën 20 vjeçare duhet të kontrollojë kolesterolin së paku në çdo pesë vjet.
Kontrolloni sheqerin në gjak. Shenjë paralajmëruese e sheqerit janë etja e rritur dhe uria (madje edhe pas ushqimit), goja e tharë, rritja ose rënia e pazakonshme në peshë dhe urinimi i shpeshtë. Do të keni nevojë për test të glukozës (sheqerit në gjak) nëse i keni këto simptoma. Bisedoni me mjekun tuaj.
Ekzaminoni lëkurën tuaj. Shikoni vazhdimisht trupin tuaj për ndonjë ndryshim në lëkurë. Bëni vizita vjetore tek dermatologu, veçanërisht nëse keni pasur ekspozim të theksuar ndaj diellit dhe djegieve ose histori familjare të kancerit të lëkurës.
Mbroni lëkurën tuaj. Shmanguni diellit gjatë orëve kulmore të të nxehtit (nga 10 para dite deri në 3 pas dite). Përdorni kremra të mira të mbrojtjes nga dielli dhe të bllokimit të rrezeve, me faktorë të mbrojtjes 15 ose më shumë. Vishuni me veshje mbrojtëse.
Mësoni rreth barnave të reja. Tregoni mjekut dhe farmacistit për të gjitha medikamentet dhe shtesat që merrni. Gjeni ndërveprimet në mes tyre. Mbani në kontroll efektet anësore.
Merrni vaksina forcuese. Vaksinat e tetanusit dhe difterisë duhet të freskohen me vaksina të reja forcuese çdo 10 vjet për të ruajtur imunitetin. Po ashtu është mirë të merrni vaksinat më të reja të gripit ose pneumonisë, dhe vaksinat e hepatitit A ose B varen nga rreziku juaj. Bisedoni me mjekun tuaj.
Bëni me rregull Pap testin. Pap testi mund të ju tregojë nëse keni kancer cervikal ose ndryshime qelizore të cilat mund të zhvillojnë këtë lloj të kancerit. Të gjitha femrat të cilat janë seksualisht aktive, ose janë mbi moshën 18 vjeçare, duhet të bëjnë Pap test vjetor.
Mësoni si të bëni kontrollin testikular. Meshkujt duhet të vizitojnë mjekun në moshën 18 vjeçare për edukatë seksuale dhe të mësojnë rreth kancerit në testikuj. Pas kësaj vizita çdo dy vite është e mjaftueshme.
Bëni kontroll ekzaminues të kancerit. Nuk janë të këndshme, por sigurisht të rëndësishme. Sigurohuni që të bëni kontrollin vjetor për kancerin e gjirit, cervikal, atë të prostatës, testikujve apo kancerin e kolonit.
Përdorni prezervativ. Është një prej mënyrave më të mira për të parandaluar sëmundjet seksualist të transmetueshme (SST). Mundësitë tjera: Mundohuni të mos keni seks dhe mos përdorni disa partnerë seksual. Praktikojeni monogaminë. Zgjidheni partnerin/en me kujdes. Bëni edhe teste të Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme pasi që kondorët nuk ofrojnë mbrojte të plotë.
Lani duart vazhdimisht gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit. Shumica e viruseve përhapen përmes kontaktit direkt.
Llogaritni indeksin e trupit. Indeksi i trupit është një prej matjeve më të sakta të peshës së shëndetit dhe rrezikut të tij.
Flini mjaftueshëm. Gjumi shumë i pakët dobëson sistemin tuaj mbrojtës (imunitetin), andaj jeni më të prirë të sëmureni.
Hani nga më të ndryshmet. Pemët dhe perimet duhet të dominojnë në ushqimin tuaj. Perimet më të mira: spinaqi, karotat, marulet, kungulli, patatet e ëmbla, brokoli. Pemët më të mira: portokalli, molla, banania, rrushi, pjepri, dredhëzat.
Nëse jeni i/e mbipeshë, dobësohuni. Gjeni një dietë e cila ka rezultat tek ju, dhe kapuni asaj. Do të reduktoni rrezikun e shumë problemeve shëndetësore, si sëmundjes së zemrës dhe diabetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj