LAJMI I FUNDIT:

Hansi Flick merr vendimin i cili mund ta ndryshojë të ardhmen e yllit të Barcelonës

Hansi Flick merr vendimin i cili mund ta ndryshojë të ardhmen e yllit të Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pasur vështirësi që të gjejë zgjidhje për të përmirësuar rezultatet e tyre në La Liga së fundmi. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai është përballur gjithashtu edhe me mungesën e kontributit nga lojtarët që janë rikthyer nga lëndimi. Në mesin e tyre, është edhe emri i Frenkie De Jong. 

Reprezentuesi holandez nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë që prej se u rikthye në fushë në tetor pas pesë muajsh. 


Deri më tani, Flick ka qenë mburoja e tij, duke thënë vazhdimisht se De Jong përshtatet për mrekulli në planet që ka ai për skuadrën. 

Sidoqoftë, mediumi spanjoll Sport raporton se ky opinion i Flick tashmë ka ndryshuar gjatë muajve të fundit dhe pasi ai ka parë De Jongun në fushë, ka filluar të ketë dyshime. 

Tekniku gjerman tashmë është i hapur ndaj idesë për ta shitur lojtarin verën e ardhshme dhe në vend të tij klubi ta transferojë një mesfushor tjetër për të konkurruar me Marc Casadon. 

Jorge Mendes jep deklaratën e madhe: Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm
Lexo po ashtu Jorge Mendes jep deklaratën e madhe: Lamine Yamal do ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm

Kontrata e De Jong me Barcelonën është një që shkakton dhimbje koke për drejtuesit pasi nuk ka shenja se ajo do të rinovohet së shpejti. 

Marrëveshja aktuale skadon në verën e 2026 dhe blaugranasit janë të gatshëm të pranojnë oferta deri në 20 milionë euro për të, pasi ekziston frika se De Jong mund ta respektoj deri në fund kontratën dhe të largohet më pas si lojtar i lirë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Katërshja e madhe angleze rivalizojnë Real Madridin për yllin kroat

Katërshja e madhe angleze rivalizojnë Real Madridin për yllin kroat

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Rikthimi në Dallas si kundërshtarë: Doncic shpërtheu në lot nga pritja që i është rezervuar, por pastaj zhvillon ndeshjen më të mirë me fanellë të Lakers

Rikthimi në Dallas si kundërshtarë: Doncic shpërtheu në lot nga pritja që i është rezervuar, por pastaj zhvillon ndeshjen më të mirë me fanellë të Lakers

Messi i jashtëzakonshëm me dy gola dhe një asistim, e dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale

Messi i jashtëzakonshëm me dy gola dhe një asistim, e dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale

Kalo në kategori