Barcelona ka pasur vështirësi që të ballafaqohet me problemet me lëndime deri më tani këtë sezon dhe tashmë ata kanë marrë një tjetër lajm të keq para duelit me Real Sociedadin të dielën.
Në 24 orët e ufndit, raportimet nga Spanja kanë bërë me dije se Andreas Christensen ka pësuar sërish një lëndim, vetëm pak kohë pasi mori dritën e gjelbër për t’u rikthyer në fushë pas disa problemeve muskulore.
Fatkeqësisht për Barcelonën, ky lajm është konfirmuar sot (e shtunë) nga trajneri Hansi Flick në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Christensen është lënduar në stërvitje dhe ne do të duhet të presim për të parë se sa serioze është”, ka thënë Flick.
Ka qenë një sezon i mjerueshëm për Christesnen, i cili ka qenë e pritur të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Flick.
Ai ka luajtur vetëm 26 minuta të cilat kanë ardhur në javën hapëse të kampionatit ndaj Valencias, pasi menjëherë më vonë iu desh t’i nënshtrohej operimit që e la jashtë fushave për pesë muaj.
Christensen i cili është lidhur me një largim nga Barcelona në verë, do të rikthehej në listën e të ftuarve në janar për ndeshjet ndaj Getafes, Benficas dhe Valencias, ani pse nuk u paraqit në asnjërën prej tyre.
Sipas një raportimi nga Diario AS, Christensen do të mungojë për tri javë, që do të thotë se ai do të humbasë sfidën ndaj Sociedadit, si dhe të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Betisi i shkakton probleme të mëdha Real Madridit me fitoren në "Benito Villamarin"

Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Florentino Perez i ofron mbështetje yllit të Real Madridit që mori abuzime racore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk