LAJMI I FUNDIT:

Hani i Elezit në rivotim, PDK do të ankohet në Gykatën Supreme

Hani i Elezit në rivotim, PDK do të ankohet në Gykatën Supreme

Partia Demokratike e Kosovës do të ankohet në Gjykatën Supreme, lidhur me vendimin e PZAP-së që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Në PDK  shprehen të habitur me këtë vendim, derisa thonë se vullneti i qytetarëve të Hanit të Elezit po anashkalohet, pasi kanë votuar për ndryshim.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se vendimi i PZAP-së ka qenë i pa argumentuar dhe pa asnjë fakt.


“Jemi të habitur me këtë qasje dhe vlerësim komplet të paargumentuar. Ne mendojmë se nuk ka pasur fakte as edhe indicie për të ardhur te një mendim i tillë në komunën e Hanit të Elezit. Aty zgjedhjet kanë qenë shumë të mira, korrekte dhe duke respektuar të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe tona. Asnjë ankesë tjetër nuk kemi dëgjuar dhe nuk na është thënë, jo vetëm neve se ka pasur parregullsi, as nga vëzhguesit ndërkombëtarë, OJQ-të dhe mediat. Jemi të çuditur me vendimin e PZAP-it, pasi që ai e anashkalon vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit… Për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit ne do të ankohemi në Gjykatën Supreme”, tha Abdullahu, transmeton KP.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë, të enjten mori vendim për të anuluar procesin zgjedhor për kryetar të Hanit të Elezit.

Në këtë vendim urdhërohet organizim i sërishëm i votimit vetëm për kryetar të komunës.

Në vendimin e PZAP-së, thuhet se është pranuar si e bazuar ankesa që Rufki Suma, kandidati i pavarur dhe kryetar aktual i Hanit të Elezit, e ka bërë lidhur me këtë proces zgjedhor.

Sipas vendimit, PZAP ka konstatuar se është vërejtur qartë se ka pasur presion ndaj votuesve.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën të dielën, më 17 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori