Hani diçka “në këmbë” dhe “në shpejtësi”? Ngrënia duke ecur është zakon shumë i pashëndetshëm

Ndani kohë për ngrënie
Pos që ushqimi i blerë, domethënë, ushqimi i shpejtë dhe artikujt nga furra nuk janë posaçërisht të shëndetshme, hulumtimi ka treguar që as ngrënia duke ecur nuk është më pak e dëmshme.
Hulumtuesit e Universitetit Surrey kanë zbuluar që njerëzit të cilët hanë në shpejtësi dhe duke ecur, në vend që të përqendrohen në atë që hanë, mund të shtojnë marrjen e ushqimit më vonë gjatë ditës.
Ushqimi i këtillë mund të ndikojë në rritje të masës trupore, domethënë, në shtim peshe, transmeton Telegrafi.
Eksperimenti është bërë duke i vëzhguar 60 gra të moshave të ndryshme. Disa ndër to kanë qenë në dietë, ndërsa disa jo dhe të gjitha grave u janë dhënë drithëra si artikull kryesor për ushqim. Ato kanë qenë të ndara në tri grupe.
Grupi i parë gjatë ushqimit ka shikuar seri filmike, i dyti ka shëtitur në korridor, ndërsa ka ngrënë, ndërkaq i treti ka qëndruar ulur me miqtë, duke biseduar.
Pas eksperimentit, pjesëmarrëset kanë plotësuar pyetësorët lidhur me atë se cila shije pas dhe gjatë ditës u ka pëlqyer dhe çfarë kanë ngrënë më vonë gjatë ditës. Si përgjigje u ofruan ushqime të thata, çokollata, karota, rrush dhe patate të skuqura. Rezultatet treguan një përshtatje interesante.
Domethënë, personat të cilët kanë ngrënë dhe shëtitur njëkohësisht, më shumë kanë ngrënë ushqime të thata, ndërsa pesëfish më shumë çokollatë sesa personat të cilët kanë ngrënë normalisht, duke qëndruar ulur.
Prof. Jane Ogden nga Universiteti i Surrey, autore kryesore e studimit, hipotezon se kjo ndodh sepse ecja është një formë e fuqishme shpërqendrimi që prish aftësinë e një personi për t’i kushtuar vëmendje ndikimit të ushqimit dhe urisë. Nga ana tjetër, mjekja beson se është gjithashtu e mundur që njerëzit besojë se hanë dhe ushtrojnë në të njëjtën kohë gjatë ecjes, duke justifikuar kështu ngrënien e tepërt si një formë shpërblimi.
– Ecja gjatë ngrënies duket se ka një ndikim më të madh në peshën trupore sesa një vakt i madh në tavolinë, i cili, në afat të gjatë, mund të çojë në shtim në peshë – thotë doktor Ogden. Më pas ajo shtoi:
– Kur nuk përqendrohemi plotësisht në vaktet tona gjatë procesit të marrjes së ushqimit, biem në grackën e të ngrënit pa mendje, nuk e ndjekim apo njohim ushqimin që hamë – tha ajo.
Dahlia Campbell, zëdhënëse e Shoqatës Britanike të Dietologjisë, gjithashtu mendon se është shumë më mirë të ulesh dhe të hash në qetësi.
– Marrja e një sandviçi ose rosticerie në vrap mund të jetë një problem i madh për ata që përpiqen të humbin peshë. Ne ju sugjerojmë që të uleni dhe të hani një vakt pa bërë punë ose aktivitete të tjera, në vend që të hani duke bërë diçka tjetër, dhe gjëja më e rëndësishme është të shijoni ushqimin.
Nëse ju pëlqen ushqimi dhe vlerësoni atë që hani, duke planifikuar vaktet tuaja, ka më pak gjasa që të kërkoni ushqime jo të shëndetshme gjatë ditës – tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame