Shoqata Handikos dhe Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan paralajmërojnë mbylljen për shkak të mungesës së financave.
Në komunikatën e tyre lëshuar për media përveç paralajmërimeve që mund të ndërpriten shërbimet që ofrojnë për kategoritë me aftësi të kufizuara, njiherit edhe bëhet thirrje për ndërhyje urgjente nga institucionet komunale.
“Përmes kësaj komunikate e njoftojmë Opinionin Publik, Mediat dhe Familjarët e Personave me Aftësi të Kufizuara, se gjendja në organizatat të cilat ofrojnë shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara është e rrezikuar që të mbyllet”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë thuhet se institucionet lokale janë të njoftuara për situatën që nga janari i vitit 2024.
Në një seancë të mbajtur në Kuvendin Komunal, organizata ka paraqitur gjendjen dhe si përfundim Kuvendi Komunal ka dal me një rekomandim që të bëhet një plan emergjent.
“Institucionet tona lokale në Gjilan janë të njoftuara për këtë situatë që nga janar i vitit 2024. Ne, si organizata në muajin janar kemi marr pjesë në Seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ne seancë na u ka dhenë mundësia që të bëjmë një prezantim të gjendjes aktuale të Organizatave para Këshilltarëve Komunal. Kuvendi Komunal në Gjilan ka dal me një rekomandim që Organizatat të bëjnë një plan emergjent 6-mujor për ofrimin e shërbimeve”, thuhet në njoftim.
Organizata shkruan tutje se plani 6 mujor i miratuar ka përmbajtur një shumë prej 28 mijë euro për Handikos në Gjilan, ndërsa për Shoqatën e të Verbërve plani kishte vlerë 19 mijë euro.
“Ne seancën e datës 14 mars te vitit 2024 është miratua plani 6-mujor i dy organizatave në shumë prej 28.700 euro për Handikos Gjilan si dhe për Shoqatën e të Verbërve ne vlere prej 19.996,08 euro e ne total është shuma prej 48.696.08 euro. Në muajin prill zyrtarisht kemi marr vendimet nga zyra ligjore e Kryesuesit te Kuvendit të Komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, thuhet se organizatat pas takimit me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Doruntina Hasani, e cila ka deklaruar mbështetje të OJQ-ve por ka deklaruar se nuk ka mjete financiare, oranizatatat kanë kërkuar edhe takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Albani Hyseni, por që ky i fundit përveç që nuk i ka mbështetur, ka krijuar edhe presion ndaj tyre.
“Pas marrjes së vendimeve kemi marr hapa konkret në takim me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale zj. Doruntina Hasani. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar në mbështetje të OJQ-ve po nuk ka mjete financiare. Pas këtij takimi kemi kërkuar një takim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, për të diskutuar rreth situatës së krijuar, megjithatë Kryetari i Komunës nuk ju ka përgjigjur kërkesës tonë për takim”
“Përveç vendimeve që nuk i ka mbështet Kryetari i Komunës, ne kemi presion edhe në forma te tjera. Presioni i parë na ka ardhë nga Kryetari për ridestinimin e fshatit të lumtur për t’iu dhënë Bashkësisë Islame në shfrytëzim.
Presioni i dytë ndërtimi i një objekti 4-katësh për komunitetin e romëve në oborrin e Shoqatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara”, thuhet tutje në njoftim.
Organizatat përmes një deklarate të përbashkët kanë përfunduar se subjektet politike në fushatën zgjedhore kanë nënshkruar një deklaratë të zotimit për mbështetje të organizatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
“Krahas kësaj, subjektet politike në fushatën zgjedhore kanë nënshkruar një deklaratë të zotimit për mbështetje të organizatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara e ku nënshkrues i kësaj deklarate të zotimit është edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qentë endacakë rrezik i vazhdueshëm për qytetarët e Gjilanit – kërkohet veprim nga komuna

LDK në Gjilan për magjistralen Gjilan-Ferizaj: Miliona euro të shpenzuara për rrugë të shkatërruar

Dëmtimet e dukshme në rrugën Gjilan-Ferizaj – fillon riparimi nga Ministria e Infrastrukturës

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani