LAJMI I FUNDIT:

Hamilton pasi të jetë larguar nga F1: Kam interesa edhe në fusha të tjera

Hamilton pasi të jetë larguar nga F1: Kam interesa edhe në fusha të tjera
ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - NOVEMBER 26: Second place finisher Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates with his trophy on the podium during the Abu Dhabi Formula One Grand Prix at Yas Marina Circuit on November 26, 2017 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Lewis Hamilton po mendon për të ardhmen, pasi të jetë larguar nga Formula 1.

Britaniku katër herë kampion bote e ka konfirmuar këtë në një intervistë për medien braziliane, duke theksuar se po punon me disa projekte të reja, që do t’i vërë në zbatim në vitet që do të vijnë.

“Kam edhe cilësi të tjera përveç pilotimit në Formulën 1, që po kërkoj t’i shfaq. Kam interesa edhe në fusha të tjera, që unë e di se jam shumë i aftë. Një ditë unë do të largohem nga garat për t’iu dedikuar gjërave të tjera”.


“Shpresoj që njerëzit të pranojnë dhe vlerësojnë zgjedhjet e mia, ashtu sikurse po bëjnë me profesionin tim aktual. Projektet e mira shkojnë përtej garave, por unë nuk do të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë”, tha Hamilton.

Ajo që duket qartë është se, Hamilton do të mbyllë karrierën në Formulën 1 në një mënyrë krejt tjetër nga Fernando Alonso, me spanjollin që është i tërhequr nga ideja për të marrë pjesë në gara të tjera automobilistike.

“Po jetojmë një periudhë ku pilotët janë në gjendje që të bëjnë gjithçka. Unë nuk kam dëshirë të garoj në kampionate të tjera, edhe pse e admiroj shumë atë që po bën Alonso. Për mendimin tim, Formula 1 është kulmi i karrierës së një piloti”, shtoi më tej Hamilton. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori