LAJMI I FUNDIT:

Hamilton dhe Verstappen përfshihen në aksident gjatë Çmimit të Madh të Italisë

Hamilton dhe Verstappen përfshihen në aksident gjatë Çmimit të Madh të Italisë

Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur në Formula 1, me Max Verstappen e Lewis Hamilton që janë përfshirë në një aksident.

Ngjarja ndodhi në Çmimin e Madh të Italisë, me dy pilotët që janë jashtë gare shkaku i aksidentit të pësuar.

Ishte fillimisht një start dramatik, me holandezin që kishte një fillim të keq, duke humbur vendin nga kolegu i tij Daniel Ricciardo, por ishte vetëm fillimi i ngjarjes dramatike mes Red Bullit dhe Mercedesit.


Verstappen fillimisht u la në pritje për dhjetë sekonda nga ekipi i tij në pit stop, gjë që merr kohë për dy sekonda.

Për shkak të vonesës, ai u pozicionua më pas në vendin e 11-të, duke ndjekur kundërshtarët që ishin plasuar para tij.

Më poshtë mund të shikoni aksidentin ku u përfshinë Verstappen dhe Hamilton. /Telegrafi/