Hamasi ka 'tri ose katër ditë' për t'u përgjigjur, thotë Trump në një paralajmërim të ri

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paraqitur mbrëmë një plan paqeje që do t’i jepte fund gjakderdhjes në Gaza.
Gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, ka zbuluar detaje nga ky plan i shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.
Ndërsa po bëhej gati për udhëtimin e tij në Virginia për t’u takuar me oficerë të lartë ushtarakë, atij iu bënë pyetje lidhur me marrëveshjen e tij të propozuar të paqes.
“Ne thjesht po presim Hamasim”, tha ai, duke shtuar se ky grup ka tri ose katër ditë për t’u përgjigjur, transmeton Telegrafi.
Nuk ka “shumë” hapësirë për negociata – dhe ai dëshiron që të gjithë pengjet të kthehen dhe “sjellje të mirë”.
Nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, atëherë ai tha se do ta "lërë Izraelin të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë". /Telegrafi/





















































