LAJMI I FUNDIT:

Halsey merr kryesimin e top-listës prestigjioze ‘Billboard Hot 100’

Halsey merr kryesimin e top-listës prestigjioze ‘Billboard Hot 100’
Halsey (Foto: Adam Bettcher/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Ashley Nicolette Frangipane, e njohur si Halsey, ka arritur për herë të parë si artiste solo në krye të top-listës prestigjioze të Billboard, ‘Hot 100’, me këngën “Without Me”.

Kënga e re e ka zhvendosur nga pozita a parë Ariana Granden me këngën “Thank U, Next”, e cila për shtatë javë e ka kryesuar top-listën.


Halsey për herë të parë u ngjit në krye të ‘Billboard Hot 100’ para dy vitesh me hitin “Closer” që ishte duet me “The Chainsmokers”.

24-vjeçarja është femra e tetë që në dekadën e fundit arrin më shumë se një herë në krye të ‘Hot 100’.

Rihanna (nëntë herë), Katy Perry (tetë herë), Taylor Swift (pesë herë), Adele (katër herë), Cardi B (tri herë), Kesha (tri herë), P!nk (dy herë) dhe Britney Spears (dy herë) – janë shtatë femrat tjera që kanë qëndruar në krye të ‘Billboard Hot 100’ më shumë se një herë.

Halsey (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

“Without Me” që është realizim i Capitol Records, është kënga e 1.081 me radhë që arrin në vend të parë në ‘Billboard Hot 100’, top-listë që ekziston qe 60 vite.

Bruno Mars ka pasur më së shumti kryesime te meshkujt (shtatë sosh), ndërsa ndër grupet, “Maroon 5” e ka kryesuar tri herë në dekadën e fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Magazina
Kalo në kategori