Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi tha se nuk do të heshtin më karshi deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Kosovën.
Abazi përmes një konference për media u shpreh se ekziston një qasje e rrezikshme mes Ramës dhe Vuciqit, duke theksuar se “Ballkani i Hapur ka rënë në një vdekje klinike, ndërsa procesi i Berlinit është duke u aktivizuar”.
“Pse ekziston një qasje e rrezikshme mes Ramës dhe Vuciqit? Qasja e rrezikshme nga Rama dhe Presidenti Vuçiq janë tri arsye: e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, por më shumë dyshoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit, i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike – financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e aseteve publike shtetërore të Ballkanit Perëndimorë. E ky rrjet, ekonomik politik, e në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë ndryshimin përmbajtësor demokracitë në rajon”, tha ai.
Abazi tha se fjalimi i Ramës në Këshillin e Evropës, si dhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë interesin e Kosovës.
“Mendoj që për një kohë të gjatë kemi heshtur, duke mos dashur që ta lëndojmë marrëdhënien Shqipëri-Kosovë. Por deklarimet e fundit të Ramës nuk mund të kalojnë të heshtura me sepse siç e patë dhe nga fjalimi i Këshillit të Evropës ndërmjet ka thirrje për Kosovën, të cilat kanë dëmtuar seriozisht edhe avancimin integrues…Për Kosovën flasin institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj. Marrëdhënia Shqipëri-Kosovë nuk duhet të ndikohet nga agjenda politike, nuk e thash që është pjesë e rrjeteve kriminale, por strukturat politike nga Serbia në gjithë rajonin duke përfunduar në Maqedoninë e Veriut kanë jetuar të përkrahura nga një ekonomi e kriminalizuar që ka fituar nga ekonomia e luftës, mandej privatizimi”, tha ai.
Abazi tutje shtoi se nuk mund ta lënë Kosovën që të goditet çdo ditë nga Rama.
“Tentimi i kryeministrit që ai të bëhet avokati i politikanëve të Kosovës të cilët kanë humbur në zgjedhje dhe rrjedhimisht janë duke ju përgjigjur gjykatës ndërkombëtare me dizajnim të gjykatës ashtu siç kanë dashur ata, nuk mund ta lëmë fatin e Kosovës, duke e goditur për çdo ditë nga askush, përfshirë dhe kryeministrin Rama”, u shpreh Abazi.
Ai po ashtu ka folur edhe për krizën energjetike në vend që sipas tij duhet të veprohet urgjent për të vendosur Kosovën në binarët e një sistemi energjetik të qëndrueshëm.
“Dua të tërheq vëmendjen në pjesë të rëndësishme të raportit në lidhje me sektorin e energjisë, që në fakt janë në përputhje me deklarimet dhe kërkesat e mia që kam bërë. Raporti thotë qartë në shtyllën e katërt që është bërë progres i limituar në sektorin e energjisë, por Kosova ka mungesë serioze të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa