LAJMI I FUNDIT:

Hajrizi: Liga Kosovë-Shqipëri duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj

Hajrizi: Liga Kosovë-Shqipëri duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj
(Foto: basketbolli.com)

Komuniteti i basketbollit e ka vlerësuar si shumë pozitive iniciativën nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Shqipërisë për formimin e Ligës Kosovë-Shqipëri.

Në këtë Ligë pritet të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, derisa është planifikuar që të fillojë në muajin shtator.

Kapiteni i Pejës, Drilon Hajrizi, ka thënë se kjo ide është shumë e mirë, megjithatë, duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.


“Ideja për formimin e Ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri është shumë e mirë. Megjithatë, kjo Ligë duhet të shfrytëzohet për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe të mos jetë një Ligë ku skuadrat do të synonin me çdo kusht titullin e kampionit”.

“;Basketbollistët e rinj kanë nevojë për sa më shumë ndeshje ndërkombëtare në mënyrë që të fitojnë përvojë. Kjo mund t’iu ndihmojë atyre në të ardhmen. Sa më shumë ndeshje ndërkombëtare, aq më shumë përvojë do të fitojnë. Nëse u japim hapësirë lojtarëve të rinj, atëherë, kjo Ligë është shumë e mirëseardhur. Por, nëse garohet vetëm për titullin e kampionit, atëherë mund të kemi shumë shpenzime dhe pak përfitime”, është shprehur Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Shqipërisë janë duke punuar intensivisht për jetësimin e ëndrrës së shumë shqiptarëve për një ligë të përbashkët mes dy vendeve.

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori