Hajni nga Shqipëria, me metodë të sofistikuar për vjedhje në banesa: I pastrehu i pasur!

Policia e stacionit të karabinierit në San Concordio, kanë arrestuar mëngjesin e 4 shtatorit në Lucca, një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Eltjon Hoxha. Ai ishte i pastrehë në Itali dhe mbi të rëndon akuza e vjedhjes.
I riu përdorte një metodë të sofistikuar të vjedhjes së banesave. Ai fillimisht fikte automatin e energjisë elektrike, për të krijuar errësirë dhe më pas vidhte sendet me vlerë.
Pas arrestimit të tij, iu sekuestruan sende të ndryshme elektronike, bizhuteri, orë etj. Tashmë 18-vjeçari shqiptar ndodhet në dhomën e paraburgimit në pritje të gjykimit të tij.
Nga
Telegrafi
05/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































