Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në një shtëpi në Lipjan

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 03:35 në fshatin “Gadime e Ulët”, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ,ku kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari si dhe para te gatshme, një telefon si dhe dy tabletë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































