Hajnat e maskuar kërcënojnë me thikë anglezen, ia vjedhin veturën para syve - kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)

Kamerat e sigurisë të instaluara në kulmin e një shtëpie, kanë filmuar momentin kur një grua kërcënohet me thikë nga hajnat dhe para syve i vjedhin veturën Audi kabriolet.
Hajnat i kishin përgatitur një pritë viktimës, ku pasi doli nga vetura u shfaqen para saj të maskuar dhe me thika në duart, transmeton Telegrafi.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Stockpost të Anglisë, kurse gruaja ka mbetur pa veturën e tipit Audi A3.
Pamjet e vjedhjes janë publikuar në internet nga policia, e cila kërkon ndihmën e qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për personat e maskuar t'iu telefonojnë.
Megjithatë, kjo grua duhet të konsiderohet me fat, për faktin se ka mundur ta pëson edhe më keq nga hajnat që ishin të armatosur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































