Hailey Bieber mori gjithë vëmendjen në festën pas ndarjes së çmimeve Grammy, të organizuar në “The Bird Streets Club”, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, Justin Bieber.

Modelja 29-vjeçare mahniti me një fustan të shkurtër të bardhë, me prerje të theksuara anash dhe në shpinë, duke e kompletuar pamjen me syze të zeza në stilin e viteve të 90-ta dhe vathë diamanti.


Gjatë festës, Justin-i u pa duke përqafuar dhe puthur mikeshën e tij të vjetër, Billie Eilish, duke treguar hapur mbështetjen për këngëtaren, me të cilën ka një raport të afërt prej vitesh, shkruan DailyMail.

Billie, e saposhpallur fituese e çmimit “Kënga e Vitit” për “Wildflower”, qëndroi pranë çiftit, e veshur me një kostum elegant të zi.

Paraqitja e tyre erdhi pas momentit kur Justin u bë kryefjalë në ceremoninë e Grammy-ve në Los Angeles, ku performoi me pantallona të shkurtë dhe zbuloi një tatuazh të ri në shpinë, që paraqet fytyrën e Hailey-t, duke nxitur reagime të shumta nga fansat dhe krahasime me tatuazhe të mëparshme të tij. /Telegrafi/