Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pasi publikoi disa foto me bikini në Instagram.

29-vjeçarja u shfaq në formë të shkëlqyer teksa po pushonte në rezidencën e saj, e veshur me bikini të verdha, duke shkruar në përshkrim: “Është verë”.


Përveç fotografisë me rroba banje, Hailey ndau edhe një pamje nga brendësia e shtëpisë që ndan me bashkëshortin e saj, këngëtarin Justin Bieber, shkruan DailyMail.

Së fundmi, modelja ka zbuluar se për të ruajtur figurën punon shumë dhe ndjek një regjim të rregullt stërvitjeje.

Ajo ndau me ndjekësit edhe një video nga palestra, ku shihet duke u stërvitur me trajneren e njohur të fitnesit, Kirsty Godso.

Ndërkohë, në një intervistë në podkastin “SHE MD”, Hailey foli edhe për jetën personale, duke treguar se shtatzënia me djalin e saj Jack Blues Bieber ishte një surprizë për të dhe bashkëshortin e saj.

Ajo tregoi se më parë ishte diagnostikuar me një gjendje mjekësore të quajtur septum uterin, e cila mund të sjellë komplikime gjatë shtatzënisë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ajo mbeti shtatzënë në mënyrë të papritur. /Telegrafi/