LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Zgjedhjet nuk nënkuptojnë fund të proceseve reformuese në Maqedoni

Hahn: Zgjedhjet nuk nënkuptojnë fund të proceseve reformuese në Maqedoni

Në përgjigjen e eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, dhënë për ”Radio Evropa e Lirë”, thuhet se me marrëveshjen politike për zgjedhje më 11 dhjetor dhe me fillimin e numërimit 100 ditorë deri në zgjedhje, respektohet ajo që është arritur në marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rreth pyetjes nëse është i sigurtë se zgjedhje do të ketë në dhjetor në Maqedoni, Hahn thekson se me zgjedhjet nuk përfundon procesi reformues në Maqedoni.

Për eurokomisionerin Hahn, zgjedhjet janë të rëndësishme pasi që mund t’i japin fund krizës deri në një fazë të caktuar, por me zgjedhjet nuk i vjen fundi reformës së patjetërsueshme./Telegrafi/