Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, përmes rrjeteve sociale ka uruar për votimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

Ai thotë se kjo marrëveshje paraqet hap historik për të dy vendet, njofton Telegrafi Maqedoni.


"Marrëveshja e Prespës për të zgjidhur çështjen e emrit mes Greqisë dhe së shpejti Maqedonisë së Veriut, është një hap historik për të dy vendet, rajonin dhe Evropën në përgjithësi. Uroj liderët e të dy vendeve për kurajon dhe vizionin", shkruan Hahn.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Greqisë me 153 vota "për" u miratua Marrëveshja e Prespës, për të zgjidhur çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë./Telegrafi/