Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimi, Johannes Hahn, ka deklaruar se është duke pritur përgjigje nga Prishtina dhe Beogradi, rreth rifillimit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, mes dyja vendeve.
Ndërkaq ka theksuar se, “bisedimet mund të vazhdojnë deri në fund të vitit 2019”.
Hahn në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, ka thënë se ka rekomanduar dy presidentët, Aleksandar Vuçiq të Serbisë dhe Hashim Thaçit të Kosovës që të merren së bashku me të gjitha çështjet relevante ekonomike dhe se ai ishte i gatshëm të ndërmjetësonte bisedimet në përputhje me propozimin e tij.
Komisioneri shtoi se dialogu i ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-se, Federica Mogherini duhet të vazhdojë, duke theksuar se deri me tani janë bërë hapa të rëndësishëm në Ballkan për shkak të përpjekjeve të përbashkëta.
“Jemi afër vendimit të Parlamentit grek për të pranuar marrëveshjen mbi emrin e ri të Maqedonisë. Supozoj se do të zgjidhet dhe ky është një sukses gjigant që unë kam vënë shumë përpjekje që nga viti 2015, “tha Hahn.
Ai shtoi se Shqipëria po përmirësohet dhe se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përmirësohen, përkundër asaj që ka edhe hapa prapa.
“Kishte ngjarje në të kaluarën, kur të dy do të kapnin armët, ndërsa sot presidentët e atyre vendeve kapin telefonat dhe e thërrasin njëri-tjetrin. Natyrisht, ka hapa prapa nga të dyja palët, por nuk duhet të lejojmë që të dekurajohemi “, paralajmëroi komisioneri, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se vendimi i Kosovës për të futur tarifat 100 për qind të importit për mallrat nga Serbia dhe Bosnja ishte “një hap prapa dhe tani duhet të gjendet një zgjidhje”.
Pas takimeve me Vuçiq dhe Thaçi, Hahn tha se ata e kuptonin sugjerimin e tij, ndërkaq, thekson se pret një përgjigje në ditët e ardhshme.
“Të dy e kuptojnë se duhet të ulen dhe të largojnë ” acarime ekonomike “në mënyrë që dialogu të rifillojë. Nëse ky problem nuk zgjidhet, nuk ka bisedime të mëtejshme. Kosova gjithashtu ka kundërshtime, dhe kam ndërmend t’u drejtohem atyre të gjithëve “, tha Hahn.
Hahn përsëriti qëndrimin e BE-së se vendet mund të bëheshin anëtare nëse ato së pari zgjidhin të gjitha çështjet dypalëshe.
Komisioneri nuk bëri të ditur se cili nga vendet kandidate do të hyjë i pari në BE, por ka përmendur Malin e Zi dhe Serbinë si vende që kishin hapur ose po hapnin kapituj të rinj negociues.
“Çdo vend është përgjegjës për hapat e tyre dhe me çfarë shpejtësie po i marrin ato. Nuk ka kufizim të shpejtësisë, por reformat duhet të jenë të qëndrueshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, “tha Hahn, duke shtuar se procesi është kohë e gjatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët