LAJMI I FUNDIT:

Hahn nesër në Shkup, me kë do të takohet?

Hahn nesër në Shkup, me kë do të takohet?

Eurokomisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore, Johannes Hahn, nesër do të vijë në Shkup ku do të takohet me liderët e katër partive politike, nëshkruese të Marëveshjes së Përzhinës, prokuroren speciale Katica Janeva dhe me përfaqsues të sektorit joqeverisës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hahn do të bisedojë me persona për të cilët ka akuza efektive, me prokurorin që i heton liderët politik që kanë qenë apo janë në Listën e Zezë të SHBA-ve dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare për të cilat ka procedurë gjyqësore, akuza kundërvajtje dhe dënime.

Pritet që Hahn të hap edhe temat për respektimin e marrëveshjes së 20 qershorit, gjendjen para zgjedhjeve, rreziqet për opstruksion gjatë procesit zgjedhor dhe zbatimin e reformave të rekomanduara nga Komisioni Evropian.
Javën e kaluar, Kuvendi nuk e pranoi kërkesën e PSP-së për vazhdimin e afatit të punës së saj dhe për ndryshime në ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve. /Telegrafi/