Joe Biden i konsideron shqetësuese pretendimet seksuale kundër Guvernatorit të New Yorkut, Andrew Coom dhe beson se hetimi duhet të jetë i shpejtë dhe i plotë.

Biden nuk foli drejtpërdrejt me Cuomon, i cili aktualisht kryeson Shoqatën Kombëtare të Guvernatorëve dhe pritet të bashkohet në bisedën javore me presidentin, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.


"Duket se ngjarje të reja po shfaqen çdo ditë. Ne i shohim ato shqetësuese. Presidenti i konsideron shqetësuese. Çdo grua që flet duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt", vuri në dukje Psaki, raporton nytimes.

210302113730 01 anna ruch andrew cuomo exlarge 169  1

Të paktën shtatë gra, përfshirë ish-bashkëpunëtorët e Cuomos, 63, kanë akuzuar guvernatorin për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme.

Ai akuzohet gjithashtu për mbulimin e shkallës së vdekjeve në lidhje me COVID-19 në shtëpitë e pleqve të shtetit.

Guvernatori mohoi të gjitha akuzat e ish-bashkëpunëtorëve të tij dhe premtoi të bashkëpunojë në hetim. /Telegrafi/