LAJMI I FUNDIT:

Guri që u përdor për 30 vjet për të mbajtur derën hapur, doli të jetë meteorit që vlen 100 mijë euro (Foto)

Guri që u përdor për 30 vjet për të mbajtur derën hapur, doli të jetë meteorit që vlen 100 mijë euro (Foto)

Fermeri nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara që ka dashur të mbetej anonim, ka mbetur i befasuar kur kuptoi se guri që e shfrytëzon për të mbajtur derën hapur, vlen hiq më pak se 100 mijë euro.

Atë ia kishte lënë pronari prej të cilit e kishte blerë shtëpinë, ndërsa i kishte treguar edhe historinë se si i kishte ardhur, transmeton Telegrafi.

“Ma fali një fqinj, tha se ra prej qielli, madje ishte ende i nxehtë kur e preku për herë të parë” ka treguar ai, historinë e pronarit të mëhershëm. Megjithatë, e ka mbajtur për 30 vjet, pa bërë ndonjë hulumtim.


Meteori që u shfrytëzua për ta mbajtur derën

Kur e ka dërguar në Central Michigan University, nëpërmjet rrezeve X u zbulua se është një meteorit me 88 për qind hekur dhe 12 për qind nikel.

Në fakt, është shumë i rrallë, për shkak të sasisë së madhe të nikelit, meqenëse meteoritët kanë 90 deri në 59 për qind hekur.

Tani që e ka kuptuar vlerën e gurit që i erdhi falas, po vazhdon ta lë për ta mbajtur derën, duke pritur nëse mund t’i rritet vlera. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Këtij daullexhiu në Turqi

Këtij daullexhiu në Turqi "nuk ia deshi me bakshishe as gjatë Ramazanit" - i rebeluar, ai përplasi daullën për tokë

Virale
Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Interesante
Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet 'si raketa' nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur

Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet 'si raketa' nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur

Fun
I propozoi të dashurës në dasmën e dikujt tjetër, kritikohet amerikani për veprimin e tij

I propozoi të dashurës në dasmën e dikujt tjetër, kritikohet amerikani për veprimin e tij

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Kalo në kategori