Gurëzohet treni i udhëtarëve nga fëmijë të mitur

Fëmijë të mitur, e kanë gurëzuar trenin e udhëtarëve i cili po lëvizte në drejtimin Veles-Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga gjuajtja me gurë janë thyer dy xhama të dritareve fikse, dhe për fat të mirë nuk ka pasur udhëtarë të lënduar. Pas ndodhisë, treni ka vazhduar udhëtimin deri te stacioni hekurudhor në Shkup. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































