LAJMI I FUNDIT:

Guerrero pjesë e listës përfundimtare të Perusë për Kampionatin Botëror

Guerrero pjesë e listës përfundimtare të Perusë për Kampionatin Botëror
Paolo Guerrero pasi lëshoi një rast për gol ndaj Haitit (Foto: Getty Images)

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero, është pjesë e listës prej 23 lojtarësh që do të luajnë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Sulmuesi 34-vjeçar i Flamengos ishte i dënuar për 14 muaj mos lojë, por pas kërkesës nga gjithë kapitenët e Grupit C, i është hequr dënimi.

Skuadra latine është në grup me Danimarkën, Francën dhe Australisë.


Kjo është pjesëmarrja e parë e Perusë në Botëror që nga viti 1982, ndërsa më poshtë keni listën e plotë:

Portierët: Pedro Gallese (Veracruz), Carlos Caceda (Deportivo Municipal), Jose Carvallo (UTC).

Mbrojtësit: Aldo Corzo (Universitario), Luis Advincula (Lobos Buap), Christian Ramos (Veracruz), Miguel Araujo (Alianza Lima), Alberto Rodriguez (Atletico Junior), Anderson Santamaria (Puebla), Miguel Trauco (Flamengo), Nilson Loyola (Melgar).

Mesfushorët: Renato Tapia (Feyenoord), Pedro Aquino (Lobos Buap), Yoshimar Yotun (Orlando City), Paolo Hurtado (Vitoria Guimaraes), Christian Cueva (Sao Paulo), Edison Flores (Aalborg), Andy Polo (Portland Timbers), Wilder Cartagena (Veracruz).

Sulmuesit: Andre Carrillo (Watford), Raul Ruidiaz (Morelia), Jefferson Farfan (Lokomotiv Moscow), Paolo Guerrero (Flamengo). /Telegrafi/