Luftëtarët që i përkasin grupeve të lidhura me lëvizjen më të madhe rebele të Kolumbisë, po postojnë video në TikTok për të joshur të rinjtë t'u bashkohen atyre.

BBC ka hetuar rritjen e videove të "rekrutimit" guerile, me fraksione disidente që ende nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje me qeverinë kolumbiane, transmeton Telegrafi.


1 131

"Një ose dy fillojnë trendin dhe bëhet modë në klasë", thotë Lorena (jo emri i saj i vërtetë), një mësuese 30-vjeçare në Kauca, një rajon rural në Kolumbinë jugperëndimore.

Ajo thotë se teksa hyn në klasën e saj, shpesh e takojnë nxënësit që filmojnë veten në telefona, duke vizatuar simbole të frymëzuara nga grupi gueril i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) tashmë të çmobilizuar, ose duke vallëzuar me melodi revolucionare.

3 22

Lorena, e cila kërkoi të mbetej anonime për sigurinë e saj, thotë se kjo lloj sjellje pro-guerrile është bërë gjithnjë e më e zakonshme mes nxënësve.

"Dikur ishte më e fshehtë... [por] është normalizuar plotësisht", tha ajo në një intervistë me BBC.

4 13

“Mjerisht, janë një ose dy [nxënës] që fillojnë të shohin videot [në Tiktok] në një klasë – dhe më pas bëhet trendi”, shtoi ajo.

Ajo tha se nxënësit më pas zhduken shpesh dhe herën tjetër që i sheh ata po shfaqen në videot e TikTok - të armatosur dhe të veshur si luftëtarë. /Telegrafi/