LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Qeveritarët i bënë 3000 veteranë pa qenë në luftë

Gucati: Qeveritarët i bënë 3000 veteranë pa qenë në luftë

Kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, thotë se listën e veteranëve e ka fryrë vetë Qeveria. Ai thotë se qeveritarët kanë sjellë mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati thotë se nuk e dinë ku kanë qenë në luftë

Numrin e madh të veteranëve nuk e sheh problem për buxhetin e shtetit kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” flet për listat e veteranëve, për të cilat thotë se nuk janë fryrë nga komandantët apo organizatat e dala nga lufta, por nga vetë Qeveria.


Ai thekson se ishin pikërisht qeveritarët, pa specifikuar me emra, që sollën mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët Gucati thotë se nuk e dinë se ku kanë qenë në luftë.

Në këtë intervistë Gucati flet edhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Vlerat e Luftës, në mënyrë që vlerat e saj të mbrohen me ligj, që të mos fyhet lufta e UÇK-së dhe jo gjithkush pa fakte të dalë e të flasë në emër të UÇK-së.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Gucati thekson se nuk do të gjendet asnjë fakt se UÇK-ja ka kryer krime.

Me ligj të rregullohet se kush mund të flasë në emër të UÇK-së

“Unë si kryetar i ri i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pikë së pari e kam për synim rishikimin e Ligjit për Veteranët e Luftës. Ne do të insistojmë bashkërisht me shokë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lufta e shenjtë të mbrohet me ligj e të mos ketë dikush të drejtë ta fyejë luftën dhe të dalë e të flasë gjithkush në emër të UÇK-së…”, tha ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori