Guardiola thyen heshtjen dhe flet për mundësinë e kalimit të Mbappes tek Manchester City

Pep Guardiola ka thyer heshtjen dhe është përgjigjur ndaj thashethemeve se Manchester City po kërkon të nënshkruaj me Kylian Mbappe.
Javën e kaluar ylli francez u raportua se i ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se do të largohet në fund të sezonit.
Ai ishte shumë afër kalimit tek Real Madridi në 2022, por në fund u tërhoq dhe nënshkroi kontratë të re me kampionin e Francës.
Mbappe është lidhur me një kalim tek Real Madridi, madje me disa raportime nga Spanja se ish-fituesi i Kupës së Botës tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me gjigantin spanjoll.
Sidoqoftë, ishte raportuar se shefat e Manchester Cityt kanë mbajtur një takim me Mbappen të hënën e kaluar, pak orë para se ekipi të udhëtojë në Danimarkë për t’u përballur me Kopenhagën.
Për këtë çështje u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj Brentfordit, trajneri Pep Guardiola.
“Unë mendoj se ai është mjaft i mirë, mendoj se ai ka një të ardhme”, ka thënë Guardiola duke mos dhënë më shumë detaje.
Interesimi i mundshëm i Cityt për Mbappen mund të jetë një shenjë se ata po përgatiten për një ofertë të Real Madridit për të blerë yllin norvegjez Erling Haaland.
City mposhti Real Madridin në 2022 në garë për të nënshkruar me Haaland, por besohet se ambiciet e norvegjezit janë që në një të ardhme të afërt të vesh fanellën e bardhë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë