Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Manchester City raportohet se po përgatit një ofertë gjigante për anësorin e Real Madridit, Rodrygo.
Pep Guardiola është një admirues i njohur i brazilianit, i cili luajti një rol kyç në shpartallimin e Cityt në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr konsiderohen të paprekshëm në Madrid, City beson se Rodrygo mund të largohet.
24-vjeçari e ka gjetur shpesh veten nën hijen e shokëve të tij të profilit të lartë në Bernabeu.
Këtë sezon, ai renditet i katërti në mesin e sulmuesve të Madridit në minutat dhe golat në La Liga.
Sipas Okdiario, City është gati të testojë vendosmërinë e Madridit me një ofertë prej 150 milionë euro këtë verë, pasi më parë kishte bërë një qasje vitin e kaluar, të cilën Rodrygo e refuzoi në favor të qëndrimit në Spanjë. /Telegrafi/
















































