Guardiola regjistron fitoren e parë me Cityn pas penaltive (Video)

Pep Guardiola ka shijuar fitorn e parë si trajner i Manchester Cityt.
Pas humbjes prej Bayern Munichut, Citizens kanë fituar përballjen me Borussia Dortmund, pas ekzekutimit të penaltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Kun Aguerro ('76) realizoi për skuadrën angleze ndërsa për Dortmundin barazoi në kohën shtesë Christian Pulisic (96'), trasnmeton Telegrafi.
Mirëpo nga pika e bardhë më të skatë u treguan futbollistët e trajnerit spanjoll, duke siguruar fitoren e parë në ndeshjet miqësore të parasezonale.
Vlen të ceket se dyshja shqiptrare, Bersant Celina dhe Sinan Byqyti nuk u aktivizuan në këtë takim të vlefshëm për "International Champions Cup". /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































