Site icon Telegrafi

Guardiola për paraqitjen e Gundogan në sfidën me Newcastle: Një nga më të këqijat që kam parë prej tij në 8-9 vjet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se performanca e Ilkay Gundogan në barazimin 1-1 të skuadrës së tij kundër Newcastle United kohët e fundit ishte një nga më të këqijat e tij për klubin.

Duke folur pas fitores 4-0 të Cityzens ndaj Slovan Bratislavës, Guardiola deklaroi: “Sot (të martën mbrëma) ai luajti në një nivel që ne e dimë se mund ta bëjë këtë. Është mentaliteti i tij i fortë”.

“Ndeshja në Newcastle nuk ishte vërtet, shumë e mirë, ndoshta një nga më të këqijat që kam parë ndonjëherë prej tij në tetë apo nëntë vitet e fundit!”.

Gundogan humbi një numër rastesh për të shënuar në barazimin e Newcastle United para se të zëvendësohej”.

“Ai kompensoi duke shënuar në fitoren e ekipit të tij ndaj Slovan për t’i ndihmuar ata të fitojnë ndeshjen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve 2024/25”, shtoi më tej Guardiola.

Gundogan u rikthye te Man City si lojtar i lirë, pasi Hansi Flick nuk e kishte pjesë të planeve të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version