LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pas fitores së madhe: Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të shkosh e të luash në Mynih

Guardiola pas fitores së madhe: Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të shkosh e të luash në Mynih

Manchester City është një hap më afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Bayernin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Etihad.

Man City luajti një ndeshje dominuese në të cilën golat i shënuan Rodri, Bernardo Silva dhe Erling Haaland.

Pas ndeshje ka folur Pep Guardiola, i cili që tani e ka mendjen në ndeshjen kthyese në “Allianz Arena”.


“Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë mes dy skuadrave të mëdha. Gjatë 55, 60 minutave të lojës, ne pamë futboll të pasigurt dhe një lojë të ngushtë. Ne hapëm ndeshjen shkëlqyeshëm me një gol të jashtëzakonshëm të Rodrigos, por më pas Musiala dhe Gnabry filluan të na shkaktonin probleme”.

“Pesë, 10, 15 minutat e para në pjesën e dytë ishin më të mirë, patën raste, por pas kësaj u përshtatëm, vendosëm kontrollin dhe në fund dominuam”.

“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, por e di shumë mirë se çfarë do të thotë të shkosh të luash në Mynih. Ne e dimë se çfarë cilësie kanë ata dhe ne do të përpiqemi të përgatitemi për të luftuar. Kam jetuar dy vjet në Mynih, e di se çfarë mentaliteti dhe cilësie kanë. Asgjë nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori