Guardiola nuk kishte dashur që Kompany të gjuante në portë në momentin kur e shënoi golin ndaj Leicesterit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se kishte dashur që Vincent Kompany të mos shutonte nga distanca, në rastin e goditjes që rezultoi me golin e fitores ndaj Leicester Cityt.
Kampioni i Anglisë do ta mbrojë titullin në rast se e fiton ndeshjen e fundit kampionale, ndërsa në javën e parafundit fitoi me vështirësi me epërsi minimale.
Golin e shënoi Kompany me një goditje prej rreh 27 metra largësi, ndërsa strategu spanjoll kishte thënë me vete: "Mos godit, mos godit...".
https://www.dailymotion.com/video/x77l9em
Mirëpo - ka theksuar Guardiola - fatmirësisht lojtari "nuk i ka lexuar mendimet e mia" dhe ka shutuar duke ia siguruar fitoren skuadrës.
Ndeshjen e fundit sezonale, City e zhvillon kundër Brightonit dhe në rast fitoreje do të shpallet kampion, pavarësisht rezultatit të Liverpoolit. /Telegrafi/














































