LAJMI I FUNDIT:

Guardiola e krahason Haalandin me Leo Messin: Të shënosh këta gola është e pabesueshme

Guardiola e krahason Haalandin me Leo Messin: Të shënosh këta gola është e pabesueshme

Erling Haaland shënoi për Manchester Cityn në fitoren 2-0 kundër Chelseat. Me golin në Stamford Bridges, Haaland shkoi në kuotën e 91 golave me fanellën e Cityt.

Haaland tani është përfshirë drejtpërdrejt në 106 gola në 100 paraqitje për Manchester Cityn.

Këto janë shifra marramendëse nga sulmuesi i madh norvegjez, dhe kjo ka bërë që Pep Guardiola ta krahasoj atë me Lionel Messin.


Pep ka deklaruar se numrat që i ka aktualisht Haaland janë numrat e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“91 gola në 100 ndeshje për Erling Haaland janë numrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët kontrolluan pesëmbëdhjetë vitet e fundit”, tha Guardiola.

“Nuk e di si e bën këtë; të shënosh 91 gola në 100 ndeshje në këtë vend është e pabesueshme”, shton Guardiola.

24-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2022 nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro dhe sot vlerësohet si sulmuesi qendror më i miri në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos në Zvicër, babai i futbollistit shqiptar gjuan me çadër trajnerin e Zurichut

Kaos në Zvicër, babai i futbollistit shqiptar gjuan me çadër trajnerin e Zurichut

U akuzua se tentoi ta lëndonte Viniciusin, mbrojtësi i Mallorcas thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

U akuzua se tentoi ta lëndonte Viniciusin, mbrojtësi i Mallorcas thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian

Mediumet spanjolle i bëjnë jehonë paraqitjes fantastike të Vedat Muriqit përballë Real Madridit

Mediumet spanjolle i bëjnë jehonë paraqitjes fantastike të Vedat Muriqit përballë Real Madridit

Walker thyen heshtjen dhe tregon anësorin më të mirë në botë

Walker thyen heshtjen dhe tregon anësorin më të mirë në botë

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Kalo në kategori