LAJMI I FUNDIT:

Grupi i Vishegradit: Maqedonia vetëm 105 milion euro për luftë kundër Kovid-19

Grupi i Vishegradit: Maqedonia vetëm 105 milion euro për luftë kundër Kovid-19
Foto: AIM

Me 0.2% të buxhetit të shtetit ose me vetëm 105 milionë euro për luftën kundër koronavirusit, Maqedonia e Veriut është në vendin e fundit të vendeve për nga lartësia e mjeteve të ndara për këtë qëllim. Informatën që e publikuan në rrjetet sociale nga ana e Grupit të Vishegradit që e përbëjnë Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, tregon se në rajonin tonë më shumë para në luftën kundër kësaj krize ka ndarë Serbia, 11% nga buxheti i saj. Shqipëria vendosi të ndajë mbi 1%, ndërsa Kosova thuajse 2.5%.

Përqindja e mjeteve nga buxheti
Maqedonia e Veriut 0,2 %
Shqipëria 1,3 %
Kosova 2,3 %
Bullgaria 3,5%
Greqia 4,5%
Serbia 11%

Më shumë mjete në luftën kundër Korona virusit nga vendet evropiane ka ndarë ekonomia më e fuqishme në Kontinentin e vjetër, Gjermania 30.6%. më pas vijojnë Britania e Madhe 25%, Italia dhe Spanja me 20%, Hungaria 19.5% dhe Çekia 18%. Ekspertët janë decid, nga buxheti i projektuar për këtë vit në Maqedoni prej 3.6 Miliardë euro, paratë e ndara për luftën kundër pandemisë janë tëpakonsiderushme. Shkurtimet e shpenzimeve buxhetore janë të pakëta, vlerësoi ish ministri i financave Nikolla Popovski.


“Pres nga fillimi i majit shkurtimet e shpenzimeve buxhetore nëpër sektore të jetë më i madh. Qeveria pak është vonë, por shpresij që pandemia të mos zgjasë shumë, por me këtë po rrezikon. Për shembull, me pagesën e rrogave të marsit për gjithë administratën, mendoj se bëri gabim”, deklaroi Nikolla Popovski, ish ministër i financave.

Sipas Popovskit, ekziston më shumë mundësi të shkurtohet nga buxheti i Ministrisë së kulturës, arsimit si dhe pjesa më e madhe e parave të ndara për investime kapitale për këtë vit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori