LAJMI I FUNDIT:

Grupi pro Kremlinit raportohet se ka kryer sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian

Grupi pro Kremlinit raportohet se ka kryer sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian

Një grup pro Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e Parlamentit Evropian.

Në fakt, kjo ndodhi pasi ligjvënësit e këtij institucioni e kanë shpallur Rusinë si shtet që sponsoron terrorizëm.

Kështu ka pohuar udhëheqësja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.


“Parlamenti Evropian është nën një sulm kibernetik të sofistikuar. Një grup pro-Kremlinit e ka marrë përgjegjësinë”, ka thënë Metsola përmes një postimi në Twitter.

“Ekspertët tanë të teknologjisë informative janë duke punuar dhe duke mbrojtur sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne shpallëm që Rusia është shtet që sponsoron terrorizëm. Përgjigja ime është: Lavdi Ukrainës”, ka thënë ajo.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, ligjvënësit kanë marrë këtë vendim për Rusinë, duke thënë se sulmet ushtarake të Moskës ndaj shënjestrave civile dhe në infrastrukturë të energjisë, spitale dhe shkolla, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Teknologji
Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Teknologji
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Kalo në kategori