Grupi britanik më i dëgjuar i shekullit të 21-të, Coldplay vjen me alumin e dhjetë

Coldplay ka realizuar një album të ri - “Moon Music”.
Pas albumit “Music of the Spheres”, të cilin e publikuan në vitin 2021 dhe një turneu të suksesshëm global, grupi publikoi albumin e tyre të dhjetë.
Ka dhjetë këngë në të, dhe zhanri i albumit është si ato të mëparshmet, një kombinim i ‘rock’-ut alternativ dhe ‘pop’-it.
Këngët e albumit janë:Moon Music Feels Like I'm Falling in Love We Pray ft Little Simz, Burna Boy, Elyanna and TINI Jupiter Good Feelings ft. Ayra Starr Alien Hits/Alien Radio iAAM Aeterna All My Love One World
Kur frontmeni Chris Martin u pyet për titullin e albumit, ai tha se kishte të bënte me fazat e ndryshme të jetës. Kënga kryesore e albumit “Feels Like I'm Falling in Love” u prezantua para audiencës në korrik.
Theksoi po ashtu se grupi po përgatitet të dalë në pension dhe se albumi i 12-të do të jetë i fundit i tyre. /Telegrafi/






























































