Grupe nga Katari dhe Arabia Saudite hyjnë në bisedime për blerjen e Liverpoolit
Pronarët e Liverpoolit, Fenëay Sports Group (FSG) kanë hapur bisedime me grupe nga Arabia Saudite dhe Katari për shitjen e klubit anglez.
Sipas Daily Mail, FSG kanë zhvilluar diskutime me dy konsorciume me bazë në Lindjen e Mesme për një blerje prej 3 miliardë funtesh.
Përfaqësues të konsorciumeve nga Arabia Saudite dhe Katari kanë shprehur interes për blerjen e klubit.
Disa burime raportojnë se zyrtarët e konsorciumit i janë drejtuar drejtorit të Fenëay Sports Group, Mike Gordon - njeriu përgjegjës për shitjen e Liverpoolit - për të regjistruar interesin e tyre.
Kuptohet që të dy grupet janë kompani private dhe jo shtetërore.
Megjithatë, të dy konsorciumet mendohet se kanë lidhje të ngushta me familjet në pushtet të vendit të tyre.
Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal këtë javë inkurajoi ofertat për blerjen e Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Të dy klubet kanë eksploruar opsionet e mundshme të shitjeve gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/































