Me kërkesën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, janë mbledhur në takim ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Enver Hamiti, Gazmend Luboteni kryetari i Bordit të Këshillit Shtetëror për Cilësi, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Ilir Shala dhe akterë tjerë relevant për të diskutuar të ardhmen e drejtimit energjetik në Universitetin e Prishtinës.
Sipas një komunikate të MZHE, meqë në Kosovë gjatë viteve të ardhshme do investohen 3 miliardë euro në sektorin energjetik dhe po ky sektor do të jetë punëdhënësi më i madh, tregu do të ketë nevojë për punëtorë dhe kuadro të reja e në anën tjetër drejtimi i elektro-energjetikës në Universitetin e Prishtinës, niveli i doktoraturës dhe master janë mbyllur, mirëpo rrezikohet edhe drejtimi bachelor.
Lidhur me këtë ministri Lluka ka kërkuar që të gjenden zgjidhje për të mbajtur hapur këtë drejtim në UP.
Ministri Lluka gjatë fjalimit ka theksuar disa prej problemeve të cilat po shkaktojnë mbylljen e këtij drejtimi dhe ka propozuar ide se si të dilet nga kjo situatë.
“Prej arsyeve se pse rrezikon mbyllja e këtij drejtimi është pensionimi i profesorëve dhe një prej ideve më të shpejta për të mbajtur gjallë këtë drejtim është që të shikohen mundësitë e shtyrjes së moshës së pensionimit të profesorëve të elektroenergjetikës”, u shpreh ministri Lluka.
Nga ana e tij ministri Lluka, si mënyrë për të nxitur studentët të zgjedhin drejtimin e elektroenergjetikës ka potencuar dhënien e bursave.
“Meqë sektori i energjisë do të jetë punëdhënësi më i madh, neve na duhet që të nxisim studentët të studiojnë këtë drejtim dhe prej mënyrave të tjera të tejkalimit të situatës është edhe motivimi i studentëve përmes bursave të cilat Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të fillojë t’i shpërndajë”, tha ministri Lluka.
Në anën tjetër, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, falënderoi ministrin Lluka për iniciativën dhe propozoi idenë që të bëhet kombinimi i profesorëve në mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës.
“Është shumë mirë që po kërkohet zgjidhja e këtij problemi dhe e falënderoj ministrin Lluka për iniciativën. Ne kemi mbajtur disa takime me përfaqësues të Universitetit të Tiranës me të cilët kemi diskutuar që të bëjmë një kombinim të profesorëve të këtij universiteti dhe të profesorëve të UP-së, në mënyrë që të mbahet gjallë drejtimi i elektroenergjetikës dhe gjithashtu do të mundohemi të gjejmë zgjidhje”, u shpreh ministri Bytyqi.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se UP nuk është organ politik bërës mirëpo është i gatshëm të zbatojë politikat të cilat ndërmerren në këtë drejtim.
“Një falënderim i veçantë për ministrin Valdrin Lluka për shprehjen e vullnetit që të zgjidhet ky problem”, tha ai.
Kurse, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Enver Hamiti, duke e mirëpritur këtë iniciativë, tha se si zgjidhje e këtij problemi mund të shihet edhe reduktimi i kritereve të pranimit të profesorëve.
“Ne kemi kuadro të cilët janë të aftë dhe të përgatitur për të qenë profesorë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, mirëpo për shkak të disa kritereve nuk mund të jenë pjesë e fakultetit. Unë, propozoj që të shihen mundësitë që të ulen disa prej kritereve të pranimit të profesorëve” u shpreh dekani Hamiti.
Në këtë takim prezent ishte edhe kryetari i Bordit të Këshillit Shtetëror për Cilësi pranë Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Gazmend Luboteni, i cili po ashtu dha përkrahjen e parezervuar në këtë drejtim.
Në fund është vendosur që të shihen mundësitë e krijimit të një grup punues me ekspertë të cilët do të dalin me propozime dhe plane konkrete të veprimit për zgjidhjen e këtij problemi. /kp
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri