Gruevski tërheq padinë për shpifje ndaj Zaevit në lidhje me “Bankën e Maqedonisë”

Nesër nuk do të mbahet seancë gjyqësore për padinë për shpifje dhe ofendim të Nikolla Gruevskit kundër Zoran Zaevit.
Sipas Makfaks, ish-kryeministri përmes avokatit të tij ka njoftuar se e tërheq padinë kundër Zaevit për deklaratat e tij në lidhje me rastin “Banka e Maqedonisë”.
Nga Gjykata Themelore Shkupi 2 kanë thënë se “paditësi përmes ndihmësit të tij ka njoftuar gjykatën se tërhiqet nga padia në tërësi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev me vendim të plotfuqishëm u dënua se publikisht ka shpifur për ish-kryeministrin në lidhje me shitjen e “Bankës së Maqedonisë”. Zaev është dashur të paguajë 50 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe ofendim për Nikolla Gruevskin.
Më pas Gruevski përmes avokatit të tij Nikolla Dodevski, tha se tërhiqet nga marrja e kësaj shume me arsyetimin se paratë nuk janë motiv për ngritjen e padisë, por të pastrohet nderi i Gruevskit.
Gjykatësit e Apelit vendosën që Gruevski është shpifur, por në vendim kërkuan që të përsëritet procedura vetëm për shumën dhe të vlerësohet edhe një herë dëmi shpirtëror që i është shkaktuar kryeministrit të atëhershëm. Pikërisht për këtë procedurë nesër nuk do të mbahet seancë, pasi Gruevski ka hequr dorë nga kjo padi.
Zaev në deklaratën e tij para opinionit kishte thënë se “babai i krimit në Maqedoni është Nikolla Gruevski dhe se ai ka marrë para kesh prej 1.5 milionë eurove nga biznesmenë të huaj dhe se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 225 mijë euro për mos pagesë të tatimit, si dhe personalisht ia ka shitur “Bankën e Maqedonisë” biznesmenit serb Jovica Stefanoviq, i cili është i njohur si ‘shefi Nini'”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë