LAJMI I FUNDIT:

Gruevski-OSBE-së: Jemi kundër dygjuhësisë në tërë territorin e vendit

Gruevski-OSBE-së: Jemi kundër dygjuhësisë në tërë territorin e vendit

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është takuar me shefen e misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen, me të cilën ka diskutuar për gjendjen e tanishme politike në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, ambasadorja Soumalainen e ka prezantuar raportin e aktiviteteve të OSBE-së në vend, duke theksuar se misioni që drejton nuk ka marrë anën e ndonjërës parti dhe se nuk janë në pozitë që të promovojnë ndonjë mundësi politike.

Siç njofton OBRM-PDUKM-ja, në takim është folur edhe për çështjen e dygjuhësisë, ndërkaq OBRM-ja ka mbajtur qëndrimin se është kundër dygjuhësisë në tërë territorin e vendit, duke e arsyetuar me çështje demografike.


OBRM-ja ka mbrojtur qëndrimin se fituesi duhet të krijojë qeverinë e re në vend, ashtu siç ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit./Telegrafi/