LAJMI I FUNDIT:

“Gruaja qëndroi në stol për 40 minuta, pastaj ndodhi shpërthimi”, ministri turk i Drejtësisë jep detaje për incidentin në Stamboll

“Gruaja qëndroi në stol për 40 minuta, pastaj ndodhi shpërthimi”, ministri turk i Drejtësisë jep detaje për incidentin në Stamboll

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha se e dyshuara për sulmin e së dielës në Stamboll ishte ulur në stol për 40 minuta, kur pas kësaj ndodhi shpërthimi.

Shpërthimi ndodhi të dielën pasdite në rrugën Istiklal afër sheshit Taksim të Stambollit, transmeton Telegrafi.

Bozdag deklaroi se nuk dihet identiteti i gruas së dyshuar për sulmin, por se të dhënat për atë janë duke u ekzaminuar.


“Të gjitha të dhënat janë duke u hetuar për të gjetur autorët dhe të gjitha agjencitë janë në kërkim të tyre”, u shpreh ai.

“Konsiderohet si një akt terrorist. Se për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë, do të përcaktohet nga hulumtimi”, ka deklaruar zyrtari turk.

Sipas tij ekzistojnë dy mundësi për sulmin, “ose çanta ka një mekanizëm dhe ka shpërthyer vetë, ose dikush e ka shpërthyer nga larg”.

“Të gjitha këto janë duke u hetuar”.

Në anën tjetër, Al Jazeera raportoi se në këtë shpërthim dyshohet se janë të përfshirë tre persona, përfshirë edhe gruaja që dyshohet se vendosi eksplozivët. Dy persona të tjerë, besohet se janë dy burra të lindur në vitin 2000.

E dyshuara besohet se është një anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Pamjet në rrjetet sociale që tregojnë momentin e shpërthimit japin indikacione të çantës së vendosur në stol.

Ndryshe, në shpërthimin e së dielës humbën jetën gjashtë persona, derisa 81 të tjerë pësuan lëndime. Prej 81 të lënduarve, 39 janë liruar nga spitali. Nga 42 të mbeturit, pesë gjenden në kujdes intensiv. Dy prej pesë personave në kujdes intensiv janë në gjendje kritike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori