Në vitet e fundit, qytetet italiane kanë luftuar shpopullimin duke shitur shtëpitë për vetëm 1 euro secila – dhe një grua nga Kalifornia, duke menduar se ishte një mundësi kaq e mirë, bleu tri prej tyre.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rubia Daniels ishte një nga të parat që bleu një shtëpi me çmim të volitshëm në Mussomeli, Sicili, në pranverën e vitit 2019 dhe vazhdoi të blinte dy të tjera për fëmijët e saj.
Daniels më vonë u kthye me një grup miqsh dhe familjarësh, disa prej të cilëve blenë shtëpitë e tyre siciliane dhe ajo tani planifikon të “pensionohet” në qytetin i cili gjendet dy orë në juglindje të Palermos.
Megjithëse Daniels është e kënaqur me “marrëveshjen e saj të mirë”, ajo paralajmëron të tjerët që duhet të ‘jenë të vetëdijshëm për një nivel realiteti’ për shtëpitë e lira, duke shtuar: ‘Nëse më shisni një shtëpi për 1 euro, unë e di që do të duhet ta rregulloj atë’.
Daniels, e cila nuk kishte qenë kurrë në Sicili para se të blinte shtëpitë, por flet italisht, së pari u bë e vetëdijshme për shtëpitë prej 1 euro pasi lexoi një artikull në lidhje me Mussomeli.
Ajo bëri shumë kërkime mbi qytetin, si dhe për shtëpitë në shitje dhe kërkoi më shumë informacione.
E “armatosur” me njohuri, ajo shkoi me aeroplan për në Sicili duke shpresuar se do të blinte një shtëpi dhe u gjend në një qytet që është ‘pothuajse si i ulur mbi re’.
Ajo nuk e mori lehtë vendimin për të blerë dhe kaloi ditë duke vizituar disa shtëpi, duke vendosur dhe duke verifikuar dokumentet.
Daniels i dha vetes shumë kohë dhe përfundoi duke blerë tri shtëpi në vend të një, duke përfshirë një për secilin nga fëmijët e saj, Yuri, 24 vjeç dhe Ygor, 22.
Ajo gjithashtu ndihmoi vajzën e saj Selena, 24 vjeçe, të blinte shtëpinë e saj, për të cilën ajo tani është duke përfunduar dokumentet.
“Të gjithë ishin shumë të ngazëllyer dhe kanë ëndrra dhe aspirata të ndryshme për shtëpitë në të ardhmen”, ka thënë ajo për DailyMail, përcjell Telegrafi. “Më i vogli po planifikon të hap një dyqan kafeje braziliane”.
“Në përgjithësi, [vendasit kanë qenë] shumë pozitivë dhe mikpritës”, rrëfen ajo. “Ata me të vërtetë e bëjnë të lehtë për njerëzit që të hyjnë dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Mussomeli po bëhet një vend multikulturor me njerëz nga e gjithë bota”.
Ndryshe, disa qytete në Itali kanë zënë tituj kryesorë të lajmeve për ofrimin e shtëpive gati falas për blerësit në vitet e fundit.
Dhe Mussomeli, që është “shtëpia” e shpellave bizantine dhe një kështjellë mesjetare, ishte një nga të parët që e bëri këtë, duke varur shpallje në dyert e pronave në dispozicion duke drejtuar blerësit e ardhshëm në një faqe në internet.
Komuna e Mussomeli shpjegon se kaq shumë shtëpi mbeten bosh sepse njerëzit që jetonin në to kanë vdekur, dhe fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre zgjedhin të jetojnë në qytete të tjera.
Qytetarë të tjerë janë zhvendosur në qytete më të mëdha për punë, ose janë zhvendosur në shtëpi më të reja gjatë bumit të ndërtimit të viteve 1970.
Por ndërsa çmimi i shitjes për secilën prej shtëpive është vetëm 1 euro, çmimi aktual i zotërimit të ndonjë prej këtyre shtëpive natyrshëm është pak më i lartë.
Kushdo që blen një shtëpi në Mussomeli duhet ta rinovojë atë brenda tri vjetësh, ose ata përballen me humbjen e depozitës së tyre, e cila thuhet se është 5,000 euro.
Sipas CNBC, çmimet e rinovimeve mund të shkojnë midis 100 euro deri në 700 euro për metër katror.
Meqenëse madhësitë e shtëpive variojnë deri në 190 metra katrorë, kostoja totale e rinovimeve mund të jetë deri në 133,000 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime