Nastradini po bisedonte me miqtë e tij në çajhane dhe po u tregonte se si kishte ndërmarrë një rrugë të gjatë për të gjetur gruan e përsosur e të martohej me të. Dhe u thoshte:

- Shkova në Bagdad dhe pas njëfarë kohe takova një grua të mrekullueshme, të dashur, të zgjuar, të edukuar me një personalitet të madh.


Dhe miqtë e tij e pyetën:

- Pse nuk u martove me të?

- Nuk ishte e plotë, - u përgjigj Nastradini. – Pastaj shkova në Kajro, atje njoha një tjetër grua, vërtet, përrallore: e bukur, e ndjeshme, delikate, e dhembshur.

- Pse nuk u martove me të? – e pyete miqtë.

- Nuk ishte e plotë, - u përgjigj përsëri Nastradini. – Atëherë shkova në Samarkanda, ku, më në fund, e gjeta gruan e ëndrrave të mia: mendjemprehtë dhe krijuese, e bukur dhe inteligjente, e ndjeshme, e kulturuar, delikate, dhe shpirtmadhe.

- Dhe u martove me të? – e pyetën plot kureshtje miqtë e tij.

- Jo. Dhe e dini pse?

- Pse?

- Sepse edhe ajo kërkonte një burrë të përsosur.