Gruaja e Lionel Messit vodhi vëmendjen me veprimin e saj gjatë ndeshjes së Inter Miami, ylli argjentinas shikonte i hutuar

Gruaja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, vodhi shfaqjen gjatë ndeshjes Inter Miami kundër ekipit Cincinnati.
Roccuzzo, e cila po e shikonte ndeshjen nga tribunat, pranë Messit, i dha një puthje "të nxehtë" kamerës, kur Suarez shënoi golin e dytë për ekipin.
Ndonëse, Inter Miami triumfoi në këtë përballje me rezultat, 2:0, vëmendja më pas u përqendrua tek gruaja e futbollistit argjentinas.
Veprimi i Antonelës, u bë menjëherë viral, duke grumbulluar miliona shikime në rrjetet sociale.
Messi i cili po qëndron stol, për shkak të lëndimit të rëndë gjatë Kupës së Amerikës, shikonte fillimisht i hutuar.
Ai siç duket ishte i përqendruar në lojë dhe nuk e kishte parasysh se çfarë po bënte gruaja e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































