Në dasmën e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit nuk kishte se si të mungonte prezenca e mysafirëve edhe nga sfera e politikës.
Duke ditur miqësinë e vjetër me familjen Haradinaj, natyrisht se u prit edhe pjesëmarrja e kryeministrit aktual, Ramush Haradinaj.
Megjithatë, teksa Ramushi ishte i zënë me formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, ishte vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, ai që mori pjesë në dasmën e Getit dhe Marinës.
Prej aty, imazh ka publikuar bashkëshortja e Dautit, Lola, e cila duket e mrekullueshme.
Ajo ka zgjedhur nj fustan të zi të gjatë, me prerje në mes dhe me taka të gjata të zeza.
Lola e publikoi këtë foto në Instagram, ku mori shumë komplimente nga fansat e saj dhe të bashkëshortit.
Lola dikur ishte pjesë aktive e televizioneve, por së fundmi është tërhequr nga aktiviteti i saj mediatik. /Telegrafi/