LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Assadit diagnostifikohet me leukemi – mjekët e izolojnë nga familja

Gruaja e Assadit diagnostifikohet me leukemi – mjekët e izolojnë nga familja

Bashkëshortja e presidentit sirian është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qenë se është diagnostikuar me leukemi dhe për këtë arsye është e izoluar nga familja.

Sipas mediave britanike, gruaja e ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad, Asma është e sëmurë nga leukemia.

Mjekët rusë e izoluan nga familja e saj, duke i dhënë asaj mundësi mbijetese 50/50, shkruan The Telegraph.

Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorc, kërkon të shkojë në Britani të Madhe?
Lexo po ashtu Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorc, kërkon të shkojë në Britani të Madhe?

Gruaja e Bashar al-Assad mbahet larg nga të tjerët për të parandaluar infeksionin dhe nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd tjetër. Babai i saj, Fawaz Akhras, po kujdesej për vajzën e tij në Moskë.


Duhet theksuar gjithashtu se presidenca e Sirisë në muajin maj të këtij viti njoftoi se Zonja e Parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leukemi mieloide akute, pra një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.

Asma al-Assad gjithashtu ishte trajtuar më parë për kancerin e gjirit dhe në muajin gusht të vitit 2019, ajo njoftoi se ishte shëruar plotësisht nga sëmundja pas një viti trajtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Amerika
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kalo në kategori