Site icon Telegrafi

Gruaja e Alvaro Moratas përfundoi në kujdesin intensiv pas lindjes së fëmijës

(Foto: Instagram/alvaromorata)

Alice Campello, gruaja e futbollistit spanjoll, Alvaro Morata, ishte në kujdes intensiv pasi solli në jetë fëmijën e saj të katërt.

“Bella ka lindur më 9 janar dhe është bukuroshe, nëna ka pasur komplikime pas lindjes, për këtë arsye jemi shumë të frikësuar”.

“Ajo aktualisht ndodhet në terapi intensive në qendrën klinike të Universitetit të Navarras. Për të po kujdesen mjekët më të mirë dhe po shërohet dalëngadalë. Ajo është shumë e fortë”, ka shkruar Morata në profilin e tij në Instagram.

Më pas, futbollisti i falënderoi mjekët dhe stafin klinik për punën e tyre të madhe dhe fansat që u dërguan fjalë mbështetjeje në momente të vështira.

Nuk zgjati shumë dhe ai bëri një postim të ri duke njoftuar se Alice e ka lënë kujdesin intensiv dhe se rikuperimi po shkon shumë më mirë.

“Faleminderit që më dhe përsëri një mësim të rëndësishëm. Ti je një luftëtare. Këto ishin padyshim ditët më të këqija të jetës sime. Jam me fat që të kam. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur dhe pa ty jeta ime nuk do të kishte kuptim”, kishte shkruar ylli i Atletico Madridit krahas një fotografie të bashkëshortes duke mbajtur fëmijën e tyre.

Alice dhe Alvaro kanë edhe tre fëmijë të tjerë: binjakët Alessandro dhe Leandro (katërvjeçarë) dhe Edoardo (dyvjeçar). /Telegrafi/

Exit mobile version